Abdixhiku takoi përfaqësuesin e Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor: Diskutuan për situatën aktuale politike në vend

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges dhe Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj. Në këtë takim, thuhet se u diskutua lidhur me situatën aktuale politike në vend, sfidat me të cilat përballet Kosova dhe qëndrimet e vlerësimet e LDK-së karshi…

Lajme

04/02/2026 11:11

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges dhe Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Në këtë takim, thuhet se u diskutua lidhur me situatën aktuale politike në vend, sfidat me të cilat përballet Kosova dhe qëndrimet e vlerësimet e LDK-së karshi kësaj situate dhe zhvillimeve të përgjithshme politike.

“Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pa kursyer që Sllovenia i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke e vlerësuar atë si një partnere të rëndësishme për Kosovën në proceset integruese euroatlantike”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: