Abdixhiku takohet me mësimdhënësit: 1 mijë euro pagë, 80 çerdhe të reja, mësim tërëditor

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka takuar mësimdhënësit. Ai ka thënë se ata mbajnë në supe barrën më të rëndë të vendit – edukimin e brezave të rinj. “Takuam mësimdhënësit. Ata që mbajnë mbi supe barrën më të rëndë të këtij vendi: edukimin e brezave të rinj. Ata që, edhe kur janë nënvlerësuar,…

Lajme

24/12/2025 16:47

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka takuar mësimdhënësit. Ai ka thënë se ata mbajnë në supe barrën më të rëndë të vendit – edukimin e brezave të rinj.

“Takuam mësimdhënësit. Ata që mbajnë mbi supe barrën më të rëndë të këtij vendi: edukimin e brezave të rinj. Ata që, edhe kur janë nënvlerësuar, të lodhur e shpesh të lënë pas dore nga politika, nuk e kanë lëshuar kurrë misionin e tyre. Sepse shkolla nuk është thjesht një ndërtesë, por vendi ku formohet karakteri, dija dhe e ardhmja e Kosovës.”

Ai është zotuar se secili mësimdhënës do ta ketë pagën 1 mijë euro, do të ndërtohen 80 çerdhe të reja, do të ketë mësim tërëditor dhe do të futen kodimi e inteligjenca artificiale si lëndë.

“Arsimi është themeli. Dhe aty fillon çdo ndryshim i vërtetë. LDK dhe ekipi ynë janë të vetmit që kanë sot arsimin si prioritet. Me shembuj konkret nga Prishtina; me model për gjithë Kosovën.”