Abdixhiku takohet me Limajn: Ishte takim i shkëlqyeshëm me një mik të shkëlqyeshëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumri Abdixhiku dhe ai i Nisma Socialdemokrate janë takuar sot gjatë ditës. Abdixhiku e quajti takimin e shkëlqyeshëm. “Ishte një takim i shkëlqyeshëm me një mik të shkëlqyeshëm siç është Fatmir Limaj. Me pasë dashtë ju me ditë, ju kishim thirrë në takim”, Abdixhiku. Ndryshe i mandatuari për…

Lajme

27/10/2025 15:35

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumri Abdixhiku dhe ai i Nisma Socialdemokrate janë takuar sot gjatë ditës.

Abdixhiku e quajti takimin e shkëlqyeshëm.

“Ishte një takim i shkëlqyeshëm me një mik të shkëlqyeshëm siç është Fatmir Limaj. Me pasë dashtë ju me ditë, ju kishim thirrë në takim”, Abdixhiku.

Ndryshe i mandatuari për kryeministër Albin Kurti dështoi dje që të formojë qeverinë Kurti III.

Propozimi i tij për kabinetin e ri mori vetëm 56 vota për, 52 kundër dhe 4 abstenime.

Kësisoj Kurti nuk arriti që të marrë 61 vota sa i duheshin.

Ai si fillim tregoi se asnjë nga partitë nuk pranoi bashkëpunim për koalicion, derisa ditët e ardhshme pritet që presidentja Vjosa Osmani t’i ftoj në takim partitë politike për të parë nëse partitë opoziare apo PDK si parti e dytë e dalë nga zgjedhjet do të tentojë që të formojë qeverinë.

Opsioni tjetër dhe më i përmenduri tani për tani është ai i zgjedhjeve të jashtëzakonshme./Lajmi.net/

Pamje: Ekonomiaonline.