Abdixhiku takohet me ambasadorin e Francës, ia rithekson propozimin e LDK-së për qeveri të unitetit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliver Guerot. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet që Abdixhiku ia ka ritheksuar propozimin e LDK-së për themelimin të një qeverie të unitetit për të kaluar krizën institucionale, shkruan lajmi.net I pari i LDK-së e quajti paaftësi të VV-së…

Lajme

30/05/2025 15:44

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliver Guerot.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet që Abdixhiku ia ka ritheksuar propozimin e LDK-së për themelimin të një qeverie të unitetit për të kaluar krizën institucionale, shkruan lajmi.net

I pari i LDK-së e quajti paaftësi të VV-së për të krijuar shumicën parlamentare.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Guérot diskutuan rreth zhvillimeve politike në vend, krizën institucionale dhe për qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës karshi kësaj situate.
Gjatë takimit, Kryetari Abdixhiku ritheksoi propozimin e LDK-së për themelimin e një Qeverie të Unitetit. Ai edhe njëherë tha se një qeveri e tillë përbën një zgjidhje të përkohshme, por të domosdoshme për të tejkaluar ngërçin politik dhe për të rikthyer funksionalitetin e institucioneve demokratike në vend.
Kryetari Abdixhiku ritheksoi se bllokada politike dhe institucionale është e papranueshme, dështimi për të 23-tën herë radhazi është rezultat i paaftësisë së partisë fituese për të krijuar shumicë parlamentare funksionale dhe se ky bllokim përbën një rrezik serioz për mirëqenien e qytetarëve, zhvillimin institucional të vendit dhe rrjedhën normale të proceseve shtetërore.
Kryetari Abdixhiku e falënderoi ambasadorin Guérot për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës gjatë të gjitha proceseve të rëndësishme shtetformuese dhe demokratizuese; ndërsa vlerësoi se bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës është i domosdoshëm, jo vetëm për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, por edhe për avancimin e pozitës ndërkombëtare të vendit dhe për stabilitetin afatgjatë në rajon./lajmi.net/