Abdixhiku shpreh ngushëllime për vdekjen e ish ministrit Berisha: Kontributi i tij në diplomaci është trashëgimi e rëndësishme

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish ministrit të Punëve të Jashtme, Anton Berisha. Abdixhiku përmes një telegrami ngushëllimi ka thënë se kontributi i tij në fushën e diplomacisë dhe jo vetëm do të mbetet trashëgimi e rëndësishme për të gjithë jetën politike e shoqërore, shkruan…

Lajme

02/01/2025 18:26

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish ministrit të Punëve të Jashtme, Anton Berisha.

Abdixhiku përmes një telegrami ngushëllimi ka thënë se kontributi i tij në fushën e diplomacisë dhe jo vetëm do të mbetet trashëgimi e rëndësishme për të gjithë jetën politike e shoqërore, shkruan lajmi.net.

”Anton Berisha dha një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën politike dhe diplomatike të Kosovës që nga viti 1990, ku ishte i autorizuar nga Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova për misione specifike diplomatike. Si gjeneratë e parë e ambasadorëve, Berisha shërbeu si ambasadori i parë i Kosovës në Slloveni, duke ndihmuar Kosovën në integrim e skenës ndërkombëtare. E pastaj edhe si zëvendësministër i Punëve të Jashtme, këshilltar diplomatik i kryeministrit dhe si person diplomatik kontaktues në Selinë e Shenjtë”, ka shkuar Abdixhiku.

Letra e tij e plotë:

“E nderuara familja Berisha,
Na preku thellë lajmi për humbjen e parakohshme të mikut tonë, ambasadorit, Anton Berisha.
Kontributi i tij në fushën e diplomacisë dhe jo vetëm do të mbetet trashëgimi e rëndësishme për të gjithë jetën politike e shoqërore. Përkushtimi i tij si diplomat dhe ambasador i Kosovës, si dhe roli i tij në lëvizjen kombëtare dhe në shërbimet e jashtme, mbeten shembull frymëzues i profesionalizmit dhe angazhimit të tij për vendin.
Anton Berisha dha një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën politike dhe diplomatike të Kosovës që nga viti 1990, ku ishte i autorizuar nga Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova për misione specifike diplomatike. Si gjeneratë e parë e ambasadorëve, Berisha shërbeu si ambasadori i parë i Kosovës në Slloveni, duke ndihmuar Kosovën në integrim e skenës ndërkombëtare. E pastaj edhe si zëvendësministër i Punëve të Jashtme, këshilltar diplomatik i kryeministrit dhe si person diplomatik kontaktues në Selinë e Shenjtë.
Përveç angazhimeve diplomatike, z. Berisha ishte gjithashtu kandidat i LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës. Kontributi i tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës ishte i pashoq. Së fundmi, ai u angazhua edhe në departamentin tonë për politikë të jashtme dhe diplomaci.
Humbja e veprimtarit Anton Berisha është një humbje e thellë edhe për trupën tonë diplomatike dhe shërbimin e jashtëm të Kosovës, ku shërbeu e kontribuoi me devocion dhe profesionalizëm prej dekadash.
Në emrin tim personal dhe të gjithë Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha, miqve dhe të gjithë komunitetit diplomatik. Kujtimi për të do të mbetet i paharrueshëm!
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, Anton Berisha!”