Abdixhiku shpall fitoren e LDK-së në Prishtinë dhe katër komuna tjera: Kosova fol përtej fyerjeve dhe zhurmës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dal në konferencë për media dhe ka shpallur fitoren në 5 komuna. Abdixhiku ka thënë se LDK ka fituar në Prishtinë, Pejë, Viti, Dragash dhe Junik, transmeton lajmi.net. “Sonte Republika e Kosovës foli me votë, foli përtej fyrjes dhe zhurmës. Mesazhi ishte i qartë që Kosova kërkon maturi. Kemi…

Lajme

09/11/2025 20:43

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dal në konferencë për media dhe ka shpallur fitoren në 5 komuna.

Abdixhiku ka thënë se LDK ka fituar në Prishtinë, Pejë, Viti, Dragash dhe Junik, transmeton lajmi.net.

“Sonte Republika e Kosovës foli me votë, foli përtej fyrjes dhe zhurmës. Mesazhi ishte i qartë që Kosova kërkon maturi. Kemi fituar me ndershmëri dhe përkushtim me njerëzit më të mirë që ka ky vend. Kemi fituar sepse qytetari i Kosoves e kuptoj dallimin mes punës dhe fjalës. Sot LDK e shpall fitoren në kryeqytet, Përparim Rama është kryetari i Prishtinës për katër vitet e ardhshme. Përparim Rama dhe LDK kanë marr 51.5 për qind të votave të numëruara apo 47 mijë votues i kanë dhënë mbështetje kandidatit tonë. Kemi fituar në Prishtinë, aty ku fjala, puna, kultura qytetare janë shenjë e identitetit tonë politik. I uroj të gjithë qytetarët e Prishtinës, i ftoj në festën e madhe të kryeqytetit sonte nga ora 21:30, në sheshin “Ibrahim Rugova”, në sheshin “Skendërbe”, le të festojm me dinjtet siç na takon neve, le të festojm për Prishtinën dhe për këtë fitore të madhe. Kjo fitore nuk është vetëm e jona, është e qytetarit që kërkon dinjitet, e njerëzve që kërkuan zhvillimin e jo propagandën. Është fitore e Kosovës që refuzon përçarjen dhe përzgjedh unitetin kombëtar, për këtë jemi krenar të gjithë, për këtë mburremi të gjithë. Shpallim fitoren edhe në këto komuna: Pejë, Viti, Dragash, Junik. LDK sonte fiton në 5 komuna”, tha ai ndër të tjera./lajmi.net/