Abdixhiku: Sanksione Serbisë deri në lirimin e Haradinajt, dita t’i kushtojë 1 mln euro

Analisti i njohur, Lumir Abdixhiku e ka dhënë një propozim interesat pas refuzimit për lirimin e Ramush Haradinajt nga Gjykata e Apelit në Francë.

Lajme

02/03/2017 20:40

“Francës, përveç keqardhjes që respekton urdhëresa të Millosheviqit, ndoshta dhe s’kemi çfarë t’i bëjmë. Serbisë po”, thotë Abdixhiku.

Sipas tij, Serbisë duhet t’i vendosen sanksione ekonomike deri në tërheqjen e secilit fletëarrest.

“Le ti kushtojë më pas secila ditë e qëndrimit të Ramushit atje, 1 milion euro – në ditë, secilën ditë – tregti Serbisë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.  /Lajmi.net/