Abdixhiku: Rezultati nuk është i kënaqshëm por përgjegjësinë e marr totalisht unë

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbajtur konferencë për media pas publikimit të disa prej rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës. Abdixhiku ka shpallur rezultatet preliminare për të gjitha partitë pasi sipas tij KQZ nuk po e bënë. “Dua t’i shpall rezultatet preliminare që janë marrë nga komisionerët.…

Lajme

09/02/2025 23:41

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbajtur konferencë për media pas publikimit të disa prej rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës.

Abdixhiku ka shpallur rezultatet preliminare për të gjitha partitë pasi sipas tij KQZ nuk po e bënë.

“Dua t’i shpall rezultatet preliminare që janë marrë nga komisionerët. Janë rezultat preliminare pa mërgatën dhe pa votat me kusht. Kërkoj mirëkuptim edhe nga partitë. LDK- 18.14 % 158 mijë e 54 vota, VV- 39.88 % , PDK 21.84 % AAK- 7.62 %. Lista Familja 1.5 %”, ka deklaruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se ky rezultat për ta nuk është i kënaqshëm.

“LDK ka pësuar rritje, por rezultati nuk është i kënaqshëm. Përgjegjësinë të gjithën e marrë unë”, ka thënë Abdixhiku derisa duket i dëshpëruar.

Ai ka falënderuar të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit për punën.

Abdixhiku ka komentuar edhe problemin e KQZ-së me uebfaqen, i cili ka thënë se kjo ka ndodhur edhe pas 4 viteve përgatitje nga KQZ për këtë proces zgjedhor.

I pari i LDK-së është pyetur edhe nëse do të jep dorëheqje por këtë e ka mohuar. /Lajmi.net/