Abdixhiku: Qeveria e Unitetit është një kontratë nderi mes forcave politike dhe qytetarëve
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar pas prezantimit që i ka bërë Agjendës 15 pikëshe të Qeverisë së Unitetit. Ai ka thënë se Kosova është në kriza, nuk ka shumicë por ka urgjencë dhe për këtë, Qeveria e Unitetit mund ta nxjerrë vendin nga bllokada për të ndërtuar stabilitet institucional dhe për t’i dhënë…

Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar pas prezantimit që i ka bërë Agjendës 15 pikëshe të Qeverisë së Unitetit.
Ai ka thënë se Kosova është në kriza, nuk ka shumicë por ka urgjencë dhe për këtë, Qeveria e Unitetit mund ta nxjerrë vendin nga bllokada për të ndërtuar stabilitet institucional dhe për t’i dhënë zgjidhje praktike problemeve bazike të qytetarëve tanë.
“15 pika konkrete, të maturuara, të zbatueshme. Asnjë interes partiak – vetëm interes shtetëror. Asnjë kalkulim – vetëm përgjegjësi”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka thënë se në një kohë cinizmi dhe konfuzioni, ne zgjedhim të besojmë se përgjegjësia është ende e mundur. Që shteti nuk është pronë e partive, por amanet i qytetarëve. Që kriza nuk është fundi – por mundësi për të ndërtuar një fillim të ri.
“Qeveria e Unitetit Kombëtar nuk është e përhershme. Por përgjegjësia që mbart – po. Është një kontratë e nderit mes forcave politike dhe qytetarëve. Për ta nxjerrë vendin nga kriza. Për ta çuar Kosovën përpara. Mund dhe ta refuzojnë. Le ta refuzojnë Do të insistojmë. Me mendje të hapur, me idenë se jemi pjesë e zgjidhjes, jo vetëm të krizës, por të shumë problemeve të akumuluara në vite për Republikën”, ka shkruar Abdixhiku. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: