Abdixhiku pret në takim njohës ambasadorin e ri gjerman, e njoftoi për zhvillimet e fundit politike në vend
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim njohës ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se e ka uruar atë për fillimin e mandatit në Kosovsi dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e detyrës së re dhe misionit të tij diplomatik. “Vlerësova…

Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim njohës ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se e ka uruar atë për fillimin e mandatit në Kosovsi dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e detyrës së re dhe misionit të tij diplomatik.
“Vlerësova lart marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fusha me interes të përbashkët. Gjatë takimit, e informova ambasadorin për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë procesin e zgjedhjeve lokale dhe funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës, duke ndarë edhe qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi këto çështje”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës, në të gjitha fazat e zhvillimit dhe forcimit të institucioneve tona demokratike.
“Ambasadorit të ri, i urova fat e mbarësi në mirëmbajtjen dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit mes të dy shteteve”, ka thënë mes tjerash i pari i LDK-së. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: