Abdixhiku për qeverisjen aktuale: Paratë e vjedhura do t’i ktheni cent më cent
LDK sot zyrtarisht ka hapur fushatën zgjedhore në kryeqytetin e Kosovës. Në tubimin elektoral në Prishtinë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i dërgoi mesazhe, kryeministrit, Albin Kurti, transmeton lajmi.net. “Në Republikën tonë kryeministri nuk vendoset mbi prokurorinë, kryeministri nuk mbron hajninë! Në Republikën tonë pushteti nuk sulmon mediat, gazetarët e fjalën e lirë. Jemi popull…
Lajme
LDK sot zyrtarisht ka hapur fushatën zgjedhore në kryeqytetin e Kosovës.
Në tubimin elektoral në Prishtinë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i dërgoi mesazhe, kryeministrit, Albin Kurti, transmeton lajmi.net.
“Në Republikën tonë kryeministri nuk vendoset mbi prokurorinë, kryeministri nuk mbron hajninë! Në Republikën tonë pushteti nuk sulmon mediat, gazetarët e fjalën e lirë. Jemi popull i lirë, e duam lirinë”, tha Abdixhiku në hapjen e fushatës zgjedhore.
I pari i LDK-së ironizoi edhe me moton që partia e Albin Kurtit e ka në këtë periudhë parazgjedhore.
“Le t`u themi cep më cep, paratë e vjedhura do t`i ktheni cent më cent”, u shpreh i pari i Lidhjes Demokratike, i cili edhe prezantoi të 110 kandidatët e LDK-së për deputetë në mandatin e ardhshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kujtojmë që zgjedhjet qendrore në Kosovë mbahen me 9 shkurt./Lajmi.net/