Abdixhiku për mbylljen e fushatës: Tubimi elektoral më i madh pas pavarësisë

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si “tubimin elektoral më të madh pas pavarësisë” tubimin përmbyllës të kësaj partie në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Abdixhiku tha në “Pressing” se pjesëmarrja masive është një tregues i qartë i dëshirës së qytetarëve për ndryshim dhe për një drejtim të…

Lajme

08/02/2025 21:05

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si “tubimin elektoral më të madh pas pavarësisë” tubimin përmbyllës të kësaj partie në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Abdixhiku tha në “Pressing” se pjesëmarrja masive është një tregues i qartë i dëshirës së qytetarëve për ndryshim dhe për një drejtim të ri për Kosovën.

“Ne kemi pritur t’i kishim 20 mijë, vlerësimet tona janë diku 25-27 mijë pjesëmarrës sonte. Ky është një manifestim i popullit dhe kërkesë për ndryshim. Puna e vërtetë nis nesër në ora 7 të mëngjesit kur këto angazhime të muajit të kaluar duhet të përkthehen në mbështetje në votë demokratike.” – tha Abdixhiku.