Abdixhiku për Kurtin: I krahason bizneset me barrikadat e Radojçiqit, veteranët me mercenarë, kjo është gjuha standarde e këtij pushteti
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për protestën e bizneseve që u zhvillua sot. Abdixhiku tha se si i djathtë e mbështet protestën e bizneseve, shkruan lajmi.net I pari i LDK-së kritikoi ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ai po i krahason bizneset me barrikadat e Radojçiqit. “Unë si i djathtë…

Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për protestën e bizneseve që u zhvillua sot.
Abdixhiku tha se si i djathtë e mbështet protestën e bizneseve, shkruan lajmi.net
I pari i LDK-së kritikoi ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ai po i krahason bizneset me barrikadat e Radojçiqit.
“Unë si i djathtë i mbështes. Gjendja e tanishme është e rëndë sepse janë 1300 biznese që vijnë në këtë kategori. 1300 biznese në Kosovë t’i dëmtosh kaq rëndë dhe të mos kesh fare reagime. Harroni fjalët, sepse fjalët janë gjuhë e standardizuar, e normalizuar fatkeqësisht në politikën tonë. I krahason bizneset me barrikadat e Radojçiqit, mësuesit i krahason me mashtrues e shantazhues, veteranët me mercenarë, kjo është gjuhë standarde e një pushteti i cili po them se është i degraduar në tërësi në përmbajtjen e saj.”, tha Abdixhiku në emisionin “Pressing”, në T7./lajmi.net/