Abdixhiku për kontratat njëburimore: Prokuroria Speciale duhet t’i hetojë rastet

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për lëshimin e kontratave njëburimore nga Qeveria e Kosovës. Abdixhiku foli për një kontratë të qeverisë për shërbime të IT’së, ku tha se në tenderin e hapur shuma përfundimtare ka qenë 9.5 milionë euro, ndërsa pas anulimit të tenderit qeveria ka negociuar me një kontraktor dhe drejtpërdrejtë pa…

Lajme

28/03/2024 12:37

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për lëshimin e kontratave njëburimore nga Qeveria e Kosovës.

Abdixhiku foli për një kontratë të qeverisë për shërbime të IT’së, ku tha se në tenderin e hapur shuma përfundimtare ka qenë 9.5 milionë euro, ndërsa pas anulimit të tenderit qeveria ka negociuar me një kontraktor dhe drejtpërdrejtë pa procedurë ka fituar 15 milionë euro.

Ai më tej tha se Prokuroria Speciale duhet ta hetojë rastin pasi përbën aferë korruptive.

“Në MPB 15 milionë euro për shërbime të IT’së e tani këtu bëhet e çuditshme dhe evidente, kur procedura ka qenë e hapur kur ka pasë garë kanë konkurruar kompani, çmimi përfundimtar ka qenë 9.5 milionë euro kanë ardhur në pushtet kanë mbyllur tenderë, janë ulur kanë bërë negociim dhe është nënshkruar marrëveshja drejtëpërdrejtë, pa procedurë, 15 milionë euro. Prokuroria Speciale duhet të bëjë punën e vet, këtë listë e ka, jemi të gatshëm të jemi dëshmitarë e dorëzues te secili tender veç e veç, siç e kemi marrë. Mosveprimi i Prokurorisë Speciale është aprovim i kësaj praktike”, tha Abdixhiku.