Abdixhiku pas takimit në Pejë me Vjosa Osmanin: Fryma e ndryshimit është shndërruar në bindje qytetare

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për takimin mobilizues që zhvilloi në Pejë së bashku me ish-presidenten Vjosa Osmani dhe strukturat e partisë. Përmes një postimi, Abdixhiku tha se në çdo takim me qytetarët po e ndjejnë se “fryma e ndryshimit” është kthyer në bindje të madhe qytetare. “Këtë mëngjes, në…

Lajme

14/05/2026 13:14

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për takimin mobilizues që zhvilloi në Pejë së bashku me ish-presidenten Vjosa Osmani dhe strukturat e partisë.

Përmes një postimi, Abdixhiku tha se në çdo takim me qytetarët po e ndjejnë se “fryma e ndryshimit” është kthyer në bindje të madhe qytetare.

“Këtë mëngjes, në Pejë, me Gazin, në takim mobilizues me struktura e veprimtarë, me mbështetës të rrugëtimit të madh. Çfarë entuziazmi e përkushtimi, çfarë ndjenje besimi e përgjegjësie në këtë qytet të Dukagjinit”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai shtoi se Peja gjithmonë ka ditur t’i prijë LDK-së në momentet më të rëndësishme, derisa theksoi se energjia dhe mobilizimi i qytetarëve tregojnë se qyteti është gati për rrugëtimin politik që partia synon në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Peja gjithmonë ka ditur t’i prijë Lidhjes në momentet më të rëndësishme. Edhe sot, me këtë energji, me këtë mobilizim e me këtë dashuri për Republikën, po dëshmon se është gati për rrugëtimin që kemi përpara”, shkroi ai. /Lajmi.net/