Abdixhiku pas konstitumit të Kuvendit: LDK do të jetë zë i arsyes, i stabilitetit institucional dhe i shtetit funksional, në shërbim të Kosovës
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dal me reagim pas konstitumit të Kuvendit të Kosovës. Abdixhiku ka shkruar se partia e tij do të jetë zë i arsyes dhe i stabilitetit institucional, transmeton lajmi.net. Postimi i plotë: Sot u konstituua Kuvendi i Republikës. Me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhamë betimin tonë, përpara qytetarëve…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dal me reagim pas konstitumit të Kuvendit të Kosovës.
Abdixhiku ka shkruar se partia e tij do të jetë zë i arsyes dhe i stabilitetit institucional, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Sot u konstituua Kuvendi i Republikës. Me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhamë betimin tonë, përpara qytetarëve dhe Kushtetutës, përpara vendit dhe Zotit.
Me përgjegjësi të plotë dhe vetëdije të lartë për besimin e marrë, përfaqësuesit tanë, e nisin mandatin të përkushtuar ndaj ligjshmërisë, demokracisë dhe interesit publik.
LDK do të jetë zë i arsyes, i stabilitetit institucional dhe i shtetit funksional, në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj, në Kuvendin e Kosovës dhe jashta tij./lajmi.net/