Abdixhiku paraqet dorëheqjen në Kuvendin e LDK-së më 31 janar

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, njoftoi pas mbledhjes së Kryesisë së partisë se në Kuvendin e LDK-së, i cili do të mbahet më 31 janar, kryetari Lumir Abdixhiku do të kërkojë votëbesimin e anëtarëve. “Sikurse zakonisht, mbledhja pati një diskutim të hapur dhe demokratik që zgjati rreth katër orë, duke filluar me analizën e zgjedhjeve.…

Lajme

19/01/2026 19:08

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, njoftoi pas mbledhjes së Kryesisë së partisë se në Kuvendin e LDK-së, i cili do të mbahet më 31 janar, kryetari Lumir Abdixhiku do të kërkojë votëbesimin e anëtarëve.

“Sikurse zakonisht, mbledhja pati një diskutim të hapur dhe demokratik që zgjati rreth katër orë, duke filluar me analizën e zgjedhjeve. Në përfundim, sipas kërkesës së kryetarit, u vendos që Kuvendi të mblidhet më 31 janar. Në këtë Kuvend, Abdixhiku do të ofrojë dorëheqjen e tij dhe do ta lërë Kuvendin të vendosë për hapat e mëtejshëm. Është formë e kërkesës së votëbesimit. Kryetari Abdixhiku do të kërkojë votëbesim.

355 delegatë do të vendosin se si do ta trajtojnë këtë votëbesim. Dhe e dyta, do të ketë një proces tjetër për të ardhur deri te kandidaturat. Për momentin, jemi në procesin e votëbesimit”, deklaroi Mustafa. /Lajmi.net/