Abdixhiku: Papa Françesku me shërbimin shembullor, mbetet një prej figurave më të rëndësishme të epokës sonë
Papa Françesku ka vdekur sot në moshën 88-vjeçare. Me rastin e ndarjes nga jeta të kreut të Vatikanit, ka reaguar i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, transmeton lajmi.net. Abdixhiku tha se “Papa Françesku do të mbetet në kujtesën e mbarë njerëzimit për angazhimin e tij të palodhur për paqe, drejtësi dhe bashkëjetesë”. “Në emër të…

Lajme
Papa Françesku ka vdekur sot në moshën 88-vjeçare.
Me rastin e ndarjes nga jeta të kreut të Vatikanit, ka reaguar i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, transmeton lajmi.net.
Abdixhiku tha se “Papa Françesku do të mbetet në kujtesën e mbarë njerëzimit për angazhimin e tij të palodhur për paqe, drejtësi dhe bashkëjetesë”.
“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e Papa Françeskut, kreut të Kishës Katolike Romake. Papa Françesku me shërbimin shembullor, mbetet një prej figurave më të rëndësishme të epokës sonë. Figura e tij do të mbetet përherë simbol i përvujtërisë, paqes dhe dashurisë për njerëzimin. Udhëheqja e tij shpirtërore frymëzoi miliona besimtarë në mbarë botën dhe la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kishës Katolike”, shkroi Abdixhiku.
Papa, i cili ishte peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë papë në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij Benedikti XVI dha dorëheqjen./Lajmi.net/