Abdixhiku në Viti për kandidaturën e Halitit: Sokoli i meriton dhe katër vite të tjera

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton se ka pranuar nominimin e Kryesisë së degës për Sokol Halitin për Kryetar të kësaj komune edhe për një mandat. Ai thotë se “Sokoli i meriton edhe katër vite të tjera”. Abdixhiku thotë se “Sokoli është figura e përkushtimit të qetë. Është njeriu që nuk ka ndërtuar pushtet mbi…

Lajme

23/06/2025 20:29

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton se ka pranuar nominimin e Kryesisë së degës për Sokol Halitin për Kryetar të kësaj komune edhe për një mandat. Ai thotë se “Sokoli i meriton edhe katër vite të tjera”.

Abdixhiku thotë se “Sokoli është figura e përkushtimit të qetë. Është njeriu që nuk ka ndërtuar pushtet mbi zhurmë, por mbi punë. Nuk ka kërkuar lavdi politike, por e ka merituar respektin e qytetarëve me thjeshtësi, me ndershmëri dhe me shërbim. Në tri mandatet e tij si Kryetar i Vitisë, ai ka bërë atë që shumëkush nuk e bën dot në një jetë të tërë politike – ka punuar çdo ditë, me ritëm, me plan, me vizion. Ka sjellë projekte konkrete, investime reale, e mbi të gjitha – ka ndërtuar një administratë që shërben”.

Sipas tij, “në Viti janë ndërtuar rrugë e shkolla, janë zgjeruar shërbimet shëndetësore, janë modernizuar fshatra të tëra, janë përkrahur fermerët dhe janë mbështetur të rinjtë. Janë ngritur qendra sociale dhe është trajtuar me dinjitet çdo shtresë e shoqërisë – nga fëmijët e deri te pensionistët tanë”.

Postimi i plotë: