Abdixhiku në takim me deputetët e rinj të LDK-së: Një zë, një shtëpi, një qëllim

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka mbajtur një takim me deputet e zgjedhur të kësaj partie politike nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Abdixhiku tha se ishte në mes deputetëve të rinj e me plot përvojë, mes zërit të 171 mijë votuesve të LDK-së, sipas tij në rrugëtimin e palëkundur.…

Lajme

10/04/2025 14:02

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka mbajtur një takim me deputet e zgjedhur të kësaj partie politike nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Abdixhiku tha se ishte në mes deputetëve të rinj e me plot përvojë, mes zërit të 171 mijë votuesve të LDK-së, sipas tij në rrugëtimin e palëkundur.

“Një zë, një shtëpi, një qëllim”,shkroi ai.

Ndryshe Lidhja Demokratike e Kosovës në legjislaturën e nëntë me radhë këtë herë do të ketë gjithsej 20 deputetë.

Në mesin e këtyre deputetëve do të mungojnë shumë prej atyre që përfaqësuan LDK-në në Kuvend dhe aty do të jenë shumë emra të rinj- kryesisht të cilët punuan në Komunën e Prishtinës.

E ai që mungoi ishte deputeti Avdullah Hoti, i cili së fundi ka patur kritika publike ndaj disa zyrtarëve të LDK-së dhe “dallavereve” me vota që u bën brenda partisë.

Postimi i plotë:

Nga takimi i parë i Grupit të ri Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mes deputetëve të rinj e atyre me plot përvojë, mes zërit të 171 mijë votuesve tanë, në rrugëtimin e palëkundur për Lidhjen tonë, për Republikën tonë, për qytetarët tanë!

Një zë, një shtëpi, një qëllim! ✌️./Lajmi.net/