Abdixhiku Në Kuvend nuk ka shumicë, Kosova duhet të shkojë në zgjedhje
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas takimit të thirrur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ku morën pjesë liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend. Abdixhiku tha se zhvillimet e fundit vetëm e kanë vërtetuar qëndrimin e LDK-së se në Kuvendin e Kosovës nuk ekziston shumicë parlamentare, duke…
 
                        Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas takimit të thirrur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ku morën pjesë liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend.
Abdixhiku tha se zhvillimet e fundit vetëm e kanë vërtetuar qëndrimin e LDK-së se në Kuvendin e Kosovës nuk ekziston shumicë parlamentare, duke theksuar se vendi duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, transmeton lajmi.net.
“Qëndrimi e konstatimi i LDK-së se në Kosovë, sipas rezultatit të 9 shkurtit, nuk ka shumicë parlamentare, del të jetë qëndrimi i vetëm i vërtetë. Ndonëse na u humbën 8 muaj kohë për të kuptuar këtë gjë, ja ku jemi sërish në vendin e njëjtë,” deklaroi ai.
Lideri i LDK-së shtoi se ndonëse në takim është diskutuar për “një tranzicion apo unitet qeverisës”, koha për zgjidhje të tilla ka kaluar. “Sot kërkohet guxim politik që të pranohet një fakt i thjeshtë; se në Kuvendin e Kosovës nuk ka shumicë. Askush nuk po arrin ta sigurojë këtë shumicë. Prandaj, jemi vonë. Vonë për lojëra të tjera politike,” tha Abdixhiku, duke theksuar se “shkuarja në zgjedhje të reja mbetet alternativa e vetme”.
Ai theksoi se LDK pret që të respektohen qëndrimet e të gjitha partive dhe nëpërmjet tyre edhe vullneti i qytetarëve të Kosovës, në përputhje me Kushtetutën e vendit./lajmi.net/
 
                                                       
                                                       
                                                      