Abdixhiku në kongresin e EPP, takime të nivelit të lartë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka udhëtuar sot drejt Valencias, Spanjë, ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (EPP), familjes më të madhe politike të qendrës së djathtë në Evropë. Gjatë qëndrimit të tij në këtë ngjarje të rëndësishme politike, Abdixhiku do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale…

Lajme

28/04/2025 19:48

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka udhëtuar sot drejt Valencias, Spanjë, ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (EPP), familjes më të madhe politike të qendrës së djathtë në Evropë.

Gjatë qëndrimit të tij në këtë ngjarje të rëndësishme politike, Abdixhiku do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me liderë të shumtë evropianë, anëtarë dhe aleatë të EPP-së. Ai do të diskutojë mbi zhvillimet aktuale në Kosovë, proceset integruese evropiane, si dhe mbi përforcimin e bashkëpunimit ndërpartiak në nivel kontinental.

Në kuadër të Kongresit, kryetari Abdixhiku do të mbajë gjithashtu një fjalim para delegatëve të shumtë, ku do të prezantojë vizionin e LDK-së për të ardhmen e Kosovës si pjesë të pandashme të familjes evropiane.

Pjesëmarrja e LDK-së në këtë kongres vjen si dëshmi e fuqizimit të pozitës së saj në arenën ndërkombëtare dhe angazhimit të saj të palëkundur për integrimin evropian të Kosovës.