Abdixhiku: Me dhimbje e pikëllim të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e tre fëmijëve në Jabllanicë
Kryetar i Lidhjes Demokatike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku u ka shprehur ngushëllime familjeve që humbën fëmijët pas tragjedisë në Jabllanicë të Gjakovës. Abdixhiku ka thënë se qëndrojnë pranë familjeve dhe luten që ta përballojnë këtë humbje të madhe. “Me rastin e ngjarjes tragjike në Jabllanovicë të Gjakovës, ku humbën jetën tre fëmijë, kryetari i…
Lajme
Kryetar i Lidhjes Demokatike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku u ka shprehur ngushëllime familjeve që humbën fëmijët pas tragjedisë në Jabllanicë të Gjakovës.
Abdixhiku ka thënë se qëndrojnë pranë familjeve dhe luten që ta përballojnë këtë humbje të madhe.
“Me rastin e ngjarjes tragjike në Jabllanovicë të Gjakovës, ku humbën jetën tre fëmijë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ju shpreh ngushëllime familjeve dhe qëndron me ta në këto momente të rënda. “Me dhimbje e pikëllim të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e tre fëmijëve në tragjedinë në Jabllanicë të Gjakovës”, thuhet në njoftim.
I pari i LDK-së, ka kërkuar që të gjitha organet kompetente të zhvillojnë hetim të plotë dhe të shpejtë për të sqaruar rrethanat e kësaj tragjedie.
“Po ashtu lus që të gjitha organet kompetente të zhvillojnë hetim të plotë dhe të shpejtë për të sqaruar rrethanat e kësaj tragjedie”, thuhet në njoftimin e LDK-së në Facebook. /Lajmi.net/