Abdixhiku me detaje: Ne ofruam propozim, Kurti asgjë- më habiti fakti që tha se s’ka asnjë urgjencë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur para mediave pas takimit që patën me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Abdixhiku deklaroi se edhe në këtë takim ka paraqitur dhe propozuar idenë e tij për qeveri tranzicionale që sipas tij gjeti përkrahjen e liderëve të tjerë- përjashtu këtu kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti. “Kryesisht partitë politike…

Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur para mediave pas takimit që patën me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Abdixhiku deklaroi se edhe në këtë takim ka paraqitur dhe propozuar idenë e tij për qeveri tranzicionale që sipas tij gjeti përkrahjen e liderëve të tjerë- përjashtu këtu kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
“Kryesisht partitë politike qëndruan në pozicionet e tyre paraprake që nënkuptoni që s’ka zgjidhje për angazhim politik dhe asnjë iniciativë që do të zhbllokojë zgjedhjen e tanishme.Gjendja e tanishme me 16 herë përsëritje, një muaj vonesë dhe më së paku iniciativë nga partia e parë me 48 deputetë nënkupton se s’ka as brengë e siç e pash në takim as urgjencë që kjo të zgjidhet sa më parë.Kam propozuar dhe elaboruar idenë e qeverisë së unitetit për një periudhë të shkurtër e agjendë të qartë, me pika të qarta të denfinuara. Jam i lumtur që kishte një reflektim pozitiv nga partitë e tjera, përjashtuar nga partia e parë që s’[pati as pozicion të qartë e as ide si të dilet nga kjo situatë”, deklaroi ai, shkruan lajmi.net.
Abdixhiku tha se insistimi i Kurtit në ide pa zgjidhje veçse po e vazhdon ngërçin politik e të dëmshëm.
“Insistimi në ide pa zgjidhje parlamentare sjell ngërç politik që është i dëmshëm. Tani do të të takojë edhe partinë dhe do të kemi një deklaratë zyrtare. S’jemi të interesuar të vazhdohet me cirkun 48 orësh.Është mirë që sa më parë presidentja Osmani të shqyrtojë dërgimin e kësaj situate në Kushtetuese. Nëse s’ka lëvizje politike, instrumenti i takimit është i padobishëm. Takimi duhet patur kuptim nëse ka gatishmëri për zgjidhje politike. Ne kishim ide, e kishim palën dy partitë e tjera dhanë mbështetje presidentja po ashtu pati kërkesë për unitet në disa çështje madhore që vinin në vi me propozimin tonë. Ftojmë partinë e parë të ofrojë përgjegjësi e të ofrojë zgjidhje për të dalë nga ngërçi, pasi bllokada e imponuar nga ta nuk jep zgjidhje. Asnjë propozim , asnjë lëvizje nga dëshirat partiake. Pra u mblodhëm për t’i thënë gjërat që i dimë, kësisoj ky takim s’ka asnjë kuptim. Presidentja nuk jep zgjidhje, është vullnet i partive politike. Kryetari i VV-së ka të drejtën e formimit të shumicës, pretendon se e bën le ta bëjë. Më habiti shumë fakti që na tha se s’ka asnjë urgjencë”, shtoi Abdixhiku.
“Pritja më tepër është çështje mediatike e jo e popullit të Kosovës, e që s’pajtohem fare.Me lënë vendin pa asnjë rezultat, pa asnjë shpresë në horizont është urgjente e fakti që s’e kupton që është urgjente është edhe më shqetësuese.Provova të shtrojë idenë tonë, kjo ide po e propozoj u prit mirë nga pjesëmarrësit- përjashtuar partinë e parë dhe u thash se jam i hapur për propozime të tjera, meqë pozicionet paraprake kanë kaluar. Natyrisht që kanë refuzuar. Do e refuzoj edhe plot takime të tjera të mbahen. Nuk i tradhtoj votuesit e LDK-së për asgjë- merreni vesh këtë.Partia e parë ka bllokuar kuvendin duke thënë se është krizë procedurale, por është krizë politike. Askush s’ka shumicë politike në kuvend, sepse po të kishte shumicë do të zgjidheshin ato- përderisa s’ka shumicë do të ketë edhe krizë”,deklaroi Abdixhiku./Lajmi.net/