Abdixhiku mbledh ekipin për kryeqytetin: Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se pas zyrtarizimit të kandidaturës së Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës, sot është mbledhur ekipi thelbësor i angazhimit lokal dhe elektoral të partisë. Abdixhiku ka thënë se kjo është pika e nisjes për finalizimin e programit zgjedhor dhe për vazhdimin e vizionit të LDK-së për…

Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se pas zyrtarizimit të kandidaturës së Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës, sot është mbledhur ekipi thelbësor i angazhimit lokal dhe elektoral të partisë.
Abdixhiku ka thënë se kjo është pika e nisjes për finalizimin e programit zgjedhor dhe për vazhdimin e vizionit të LDK-së për kryeqytetin.
“Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu,” ka theksuar Abdixhiku, duke shtuar se ekipi i mbledhur është “i jashtëzakonshëm në Kryeqytet” dhe i përkushtuar për të fituar në zgjedhjet e ardhshme komunale.
Postimi i plotë:
“Punë e punëtori.
Ekipi i Prishtinës në nisje.
Pas zyrtarizimit të djeshëm të kandidaturës së Përparimit për Prishtinë, sot mblodhëm ekipin thelbësor të angazhimit tonë lokal e elektoral; si pikënjsje e finalizimit të programit zgjedhor, vazhdimit të vizionit për Kryeqytet e vet ekipit të fitores.
Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu.
Ekip i jashtëzakonshëm në Kryeqytet”.