Abdixhiku: Kurti nuk po e don Osmanin për Presidente, por jam i bindur se populli i Kosovës do ta zgjedh
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur sot para se të nis seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Presidentit. Ai ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese mbi verdiktin e Presidentes Vjosa Osmani në paragrafin 175 flet qartë për rolin e deputetëve dhe faktin që deputeti nuk i nënshtrohet asnjë presioni politik, dhe…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur sot para se të nis seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Presidentit.
Ai ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese mbi verdiktin e Presidentes Vjosa Osmani në paragrafin 175 flet qartë për rolin e deputetëve dhe faktin që deputeti nuk i nënshtrohet asnjë presioni politik, dhe se deputeti mund të marrë pjesë ose jo në seancë.
“LDK-ja e konsideron që ky show njëpartiak nuk i shërben interesave të Republikës dhe kësisoj nuk marrim pjesë në një show të tillë. Le ta marrin si të qenë, siç dëshirojnë por kjo është e vërteta. I kuptojmë përpjekjet për të krijuar rast në Gjykatë Kushtetuese, konsiderojmë që është kosto shumë e madhe me fatin e Republikës të luhet kaq shtrejtë dhe kaq shumë për një datë të zgjedhjeve sepse shteti nuk është hajgare. Një parti politike do duhej të silljen me seriozitet të jashtëzakonshëm ndaj normave kushtetuese, por këta janë të njohur për t’i shkelur ato. Tani kanë dhënë një epitet “karate” dhe ne nuk duhet të jemi pjesë e një skenari të tillë politik”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se kjo që po bën Kurti është vetëm material zgjedhor dhe parapërgatitje e një fushate zgjedhore.
“Nënshkrimet nuk dorëzohen te VV sepse ata nuk janë subjekt ku duhet t’i dorëzoësh nënshkrimet. Po të ishte KQZ ndoshta do t’i dorëzonim. Këto janë çështje e marfrëveshjes politike. Krejt çka po kuptoj nga ky proces është shumë e qartë. Kurti do një kundërkandidat për njërën prej kandidatëve të vet, do kuorum që të zgjedh Presidentin karate. Ne nuk mund të kemi President karate, madje vetë fakti se do të zgjidhet një President karate tregon se nuk duhet të kemi PResident. Në rrethanat e tilla kjo është një lojë politike”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se nënshkrimet dhe qëndrimi i LDK-së është shumë më i qartë se i VV-së.
“Ne i kemi 15 nënshkrime për propozimin e kandidatit të LDK-së për PResident. Për të propozu kandidatin duhet të merresh vesh me palën tjetër se cili është kandidat, dhe ai duhet të na tregoj a i ka pas votat për Vjosqa Osmanin. Unë siç kuptova ai tha kam votat për ta bërë kundërkandidate Vjosën të Ferides. Pra, në këto rrethana ai kërkon kundërkandidat.”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se Kurti nuk po e don Vjosa Osmanin por që sipas tij, populli Kosovës do ta zgjedh.
“Jemi në orët e fundit, po shkojmë drejt një situate të zgjedhjeve të reja. tani është vonë edhe të mblidhemi partitë, ndjej keqardhje që fillimisht është tentuar të përmbyset rendi kushtetues, ndjej keqardhje q ëKurti nuk ka shprehur minimalisht as një konsensus për një emër që unë e vlerësoj shumë e ai si duket nuk e vlerëson. E tani, çka nuk arrij të kuptoj është pse po i pengon kaq shumë Vjosa Osmani Albin Kurtit. Ndoshta Kurti nuk don me zgjedh. por ja që jam i bindur se populli i Kosovës ka me zgjedh”, ka thënë ai. /Lajmi.net/