Abdixhiku: Kryeministri duhet të jetë unifikues, jo polarizues- me VV takohemi veç nëse mblidhemi të gjitha partitë shqiptare

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar në lidhje me ftesën që mori nga Albin Kurti në lidhej me takimin dhe formimin e një koalicioni me partinë e tij. Me këtë rast, Lumir Abdixhiku deklaroi se jemi në krizë në Kosovë dhe se Vetëvendosje s’ka zgjidhje por ka tendencë bllokuese. Kësisoj sipas tij duhet takuar…

Lajme

06/05/2025 14:51

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar në lidhje me ftesën që mori nga Albin Kurti në lidhej me takimin dhe formimin e një koalicioni me partinë e tij.

Me këtë rast, Lumir Abdixhiku deklaroi se jemi në krizë në Kosovë dhe se Vetëvendosje s’ka zgjidhje por ka tendencë bllokuese.

Kësisoj sipas tij duhet takuar të gjithë liderët partiakë shqiptarë në Kosovë, e të diskutohet propozim për një qeveri nacionale të tranzicionit që do të ishte zgjidhje e përkohshme pra deri në zgjedhjen e presidentit.

“Do të jetë takimi përbashkët e të diskutojmë çfarë bëjmë në ata muaj e si organizohen pastaj zgjedhjet. Pra qëllimet e një qeverie të tranzicionit. LDK-së i bie hise të jetë shtytëse e zhvillimeve. Në mbrëmjen e zgjedhjeve kemi thënë se duam të rrimë në opozitë, por është bërë vështirë të rrihet në opozitë. S’po flasim për pozicione por për unitet e bashkim e moment që duhet shfrytëzuar bashkërisht”, deklaroi Abdixhiku, shkruan lajmi.net.

Abdixhiku tha se nëse të tjerët duan dhe janë për nuk përjashtohet as mundësia e zgjedhjeve

“Zgjedhjet s’përjashtohen nëse janë të gatshëm”, tha ai.

Sipas tij duhet ulur e të flitet përpara se të nis një proces për zhbllokim të mëtutjeshëm

“Ne duhet të ulemi në tavolinë e të flasim, e para të nisim një proces që është për zhbllokim të  dhe momentum për afat të shkurtër”, shtoi ai.

I pyetur se si do të duhej të përbëhej kjo qeveri dhe a do të diskutohet se kush duhet të jetë kryeministër, Abdixhiku tha se duhet pasur kryeministër unifikues e jo polarizues.

“Duhet të jetë kryeministër unifikues, me ministra e kabinet unifikues e jo polarizues”.

Po ashtu ai konfirmoi se LDK-ja vazhdon të ketë qëndrim të njëjtë s ai përket Vetëvendosjes, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për bashkëpunim.

“Qëndrimi i LDK-së është i pandryshueshëm sa i përket VV-së pavarësisht sa letra vinë. S’e kam ndërmend të tradhtojë votuesin e LDK-së, pra mbështetësit tanë të rrinë të qetë po flas për një zgjidhje të madhe”./Lajmi.net/

https://lajmi.net/lumir-abdixhiku-i-pergjigjet-kurtit-te-mblidhemi-te-gjitha-partite-shqiptare-per-qeveri-nacionale-te-tranzicionit/