Abdixhiku: Kemi fituar me të parën në tri komuna, jemi afër që edhe në Pejë të fitojm pabalotazh
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media ka dal me rezultatet ku LDK është e para apo në balotazh. Abdixhiku ka konfirmuar fitoren në tri komuna me të parën: Istog, Lipjan dhe Junik. Ai tha se edhe në Pejë LDK është afër të fitoj pabalotazh, transmeton lajmi.net. “Një konferencë të fitores. Uroj…

Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media ka dal me rezultatet ku LDK është e para apo në balotazh.
Abdixhiku ka konfirmuar fitoren në tri komuna me të parën: Istog, Lipjan dhe Junik.
Ai tha se edhe në Pejë LDK është afër të fitoj pabalotazh, transmeton lajmi.net.
“Një konferencë të fitores. Uroj të gjithë qytetarët për këtë proces demokratik. Jemi fitues të zgjedhjeve. LDK ka fituar tri dhe është në garë në 12 komuna. ”
“Istog, Lipjan dhe Junik i shpallim fitoret në rund të parë. Shumë afër këtij urimi jemi edhe për Gazmend Muhaxheri, në Pejë jemi diku 49 për qind, me vota të mërgates pritet të kalojm mbi 50 për qind.”
“Urojmë fituesin e garës kryesore në këto zgjedhje, Përparim Ramën. LDK pas 12 vitesh jemi të parët edhe për kandidat edhe për kuvend komunal. Kjo është një shenj e punës së madhe së Përparim Ramës dhe strukturës së LDK-së. Hajrulla Çeku është i dytë, Uran Ismaili i treti”
“LDK prin edhe në Viti, Obiliq, Dragash, jemi në balotazh në Fushë Kosovë, Suharekë, Gjilan dhe Rahovec.”, tha Abdixhiku./lajmi.net/