Abdixhiku: Kadare do të mbetet ikonë e letërsisë, dhe një zë i fuqishëm që përfaqësonte denjësisht Shqipërinë në botë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dërguar një telegram ngushëllimi pad ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare. Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se Ismail Kadare ishte shkrimtari i përmasave ndërkombëtare, i cili për shumë dekada i dha letërsisë shqipe dhe asaj botërore kryevepra, që do…

Lajme

01/07/2024 11:16

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dërguar një telegram ngushëllimi pad ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se Ismail Kadare ishte shkrimtari i përmasave ndërkombëtare, i cili për shumë dekada i dha letërsisë shqipe dhe asaj botërore kryevepra, që do mbesin gjithmonë referenca për kulturën dhe letërsinë, si vlera universale që kapërcejnë kufijtë nacional.

“Kolosi Ismail Kadare, përmes veprave të tij, i ka dhënë nder e dinjitet të përbotshëm artit, kulturës dhe gjuhës shqipe. Ai ka paraqitur tablon e errët nëpër të cilën ka kaluar Shqipëria komuniste, vuajtjet, sakrificat, por edhe vlerat e mirëfillta shqiptare. Ai përmes mijëra faqeve të shkruara ka promovuar traditën dhe kulturën shqiptare në botë, duke i dhënë një vlerë të shtuar jo vetëm letërsisë shqipe, por edhe mbarë kontinentit dhe më gjerë”, ka shkruar Abdixhiku. 
Abdixhiku ka përmendur edhe çmimet e tij të shumta si dhe kandidaturën e tij për çmimin Nobel në Letërsi.
“Kadare do të mbetet ikonë e letërsisë, mjeshtër i papërsëritshëm, një intelektual i shquar, një patriot i përkushtuar dhe një zë i fuqishëm që përfaqësonte denjësisht Shqipërinë në botë. Nga sot Shqipëria dhe bota e letërsisë humbën një personalitet të madh, i cili u shua vetëm fizikisht por vepra e tij është e përjetshme; siç dhe emri e kontributi i tij në kulturën dhe letërsinë botërore do të mbetet i përjetshëm”, ka shtuar Abdixhiku.
Abdixhiku ka shprehur ngushëllime në emrin e tij dhe të LDK-së.
Postimi i plotë: