Abdixhiku paralajmëron sërish rikthimin e Osmanit: Koha është të bëhen bashkë institucionalistët në LDK, në shtëpinë e përbashkët
Pasi mbrëmë deklaroi se presidentja Vjosa Osmani e ka derën e hapur në LDK, Lumir Abdixhiku është lajmëruar sërish sot. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, deklaroi se koha është për bashkim. Sipas tij, është koha për bashkimin e institucionalistëve, mbështetësve të Republikës dhe të gjithë ushtarëve të rrugës euroatlantike. “Koha kërkon bashkim. Të institucionalistëve,…
Lajme
Pasi mbrëmë deklaroi se presidentja Vjosa Osmani e ka derën e hapur në LDK, Lumir Abdixhiku është lajmëruar sërish sot.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, deklaroi se koha është për bashkim.
Sipas tij, është koha për bashkimin e institucionalistëve, mbështetësve të Republikës dhe të gjithë ushtarëve të rrugës euroatlantike.
“Koha kërkon bashkim. Të institucionalistëve, mbështetësve të Republikës dhe të gjithë udhëtarëve të rrugës euroatlantike. Të gjithë këta kanë një shtëpi të përbashkët, Lidhjen Demokratike të Kosovës”,tha ai.
Abdixhiku deklaroi se do të nis bashkimn e madh politik e qytetar për një projekt të përbashkët.
“Prandaj, do të nis bashkimin e madh politik e qytetar rreth një projekti të përbashkët. Një projekti që tejkalon secilin prej nesh. Që tejkalon dallimet e vogla, ambiciet e mëdha dhe hidhërimet e së shkuarës. Ato në kohë krizash e përballë fateve të mëdha të së ardhmes, bëhen krejtësisht të parëndësishme”,shtoi ai.
Abdixhiku gjithashtu tha se “Dramat e sotme, krizat e përvitshme dhe fajësimet e pandalshme po e shterojnë Kosovën. Vendit i duhet një tjetër rrëfim. Një rrëfim që bashkon, që normalizon jetën politike, që zhvillon shtetin dhe e ankoron përgjithmonë në Perëndim. Le ta bëjmë.Do ta bëjmë!✌️”./Lajmi.net/
