Abdixhiku i gatshëm për dialog me partitë, LDK kërkon konsensus për presidentin e ri
Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se partia e tij është e përkushtuar për të gjetur një konsensus mbi zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Ai shtoi se është i gatshëm të dialogojë me të gjithë aktorët politikë për të arritur një marrëveshje të gjerë që garanton unitet dhe stabilitet.…
Lajme
Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se partia e tij është e përkushtuar për të gjetur një konsensus mbi zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Ai shtoi se është i gatshëm të dialogojë me të gjithë aktorët politikë për të arritur një marrëveshje të gjerë që garanton unitet dhe stabilitet.
“Jo, nuk kemi diskutime të tilla, kemi diskutuar se na duhet komunikim politik brenda spektrit politik. Kur flasim për marrëveshje politike, nuk e kemi fjalën për pazare politike, kemi fjalën që duhet të ulen partitë që t’i bëjnë numrat për një president të ardhshëm të Kosovës,” tha Abdixhiku, transmeton lajmi.net.
Ai theksoi se qëllimi i LDK-së është të sigurohet që presidenti i ardhshëm të jetë konsensual dhe të përfaqësojë unitetin kombëtar.
“Pra jam i gatshëm të flas me gjithë spektrin politik, për t’i dhënë zgjidhje çështjes shumë të rëndësishme të presidentit i cili do të jetë konsensual dhe do të përfaqësojë unitetin kombëtar të Kosovës,” shtoi ai.
Abdixhiku gjithashtu theksoi rëndësinë e shumicës parlamentare për këtë proces: “Kur themi marrëveshje politike, mos e merrni si diçka të gabueshme. Është gjëja më bazike që demokracitë e bëjnë, duhet të ulemi që të bëjmë një shumicë, përndryshe si do të bëhet ajo shumicë. LDK është e përkushtuar që të gjejë konsensus, këtë duhet ta them, dhe jemi të gatshëm ta bëjmë këtë gjë”./lajmi.net/