Abdixhiku flet për rrezikun që të mos ketë zhbllokim as pas 30 ditëve: Shpresojmë të ndërhyjë Presidentja

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nëse s’do të ketë lëvizje nga qëndrimet të kreut të LVV-së, Albin Kurti, lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, atëherë vendi do të futet në një terren të paqartë për Republikën e Kosovës. “Pas 30 ditëve futemi në një gjendje të paqartë. Pas 30 ditëve me…

Lajme

28/06/2025 19:27

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nëse s’do të ketë lëvizje nga qëndrimet të kreut të LVV-së, Albin Kurti, lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, atëherë vendi do të futet në një terren të paqartë për Republikën e Kosovës.

“Pas 30 ditëve futemi në një gjendje të paqartë. Pas 30 ditëve me gjasë do të duhet të kërkohet një interpretim i ri i Kushtetueses”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se në këtë fazë, LDK shpreson që do të ndërhyjë presidentja e Republikës së Kosovës për të ushtuar kompetencat e saj për funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës.

Kreu i LDK-së ka kërkuar që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.