Abdixhiku: Fitorja e Friedrich Merz dhe e CDU-së, është një dritare e re për Republikën tonë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar pas fitores së dukshme të konservatorëve në Gjermani në zgjedhjet e mbajtura sot. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se fitorja e Friedrich Merz dhe e CDU-së, është një dritare e re për Republikën tonë. “Kam përcjellë që sonte urimet për z. Merz dhe miqtë tanë…

Lajme
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar pas fitores së dukshme të konservatorëve në Gjermani në zgjedhjet e mbajtura sot.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se fitorja e Friedrich Merz dhe e CDU-së, është një dritare e re për Republikën tonë.
“Kam përcjellë që sonte urimet për z. Merz dhe miqtë tanë në CDU. Në çdo takim të deritanishëm me kancelarin e ardhshëm gjerman, kam marrë gjithmonë mbështetje për Republikën tonë, për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai i njeh mirë rrugëtimet tona, ai i mbështetë mirë qëllimet tona. Fitorja e CDU-së, si fuqizim i së djathtës evropiane, mbetet shpresë për vendin tonë!”, ka shkruar Abdixhiku. /Lajmi.net/