Abdixhiku e uron VV-në: Kur populli jep verdiktin e vet, ne e respektojmë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Në fjalën e tij, ai falënderoi të gjithë ata që i besuan dhe ia dhuruan votën. “Rezultati i LDK-së nuk është ai që e kemi pritur, ky është një reflektim i thellë i përgjegjësisë dhe seriozitetit. Kur populli jep…

Lajme

28/12/2025 21:59

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Në fjalën e tij, ai falënderoi të gjithë ata që i besuan dhe ia dhuruan votën.

“Rezultati i LDK-së nuk është ai që e kemi pritur, ky është një reflektim i thellë i përgjegjësisë dhe seriozitetit. Kur populli jep verdiktin e vet, ne e respektojmë”, tha Abdixhiku.

Ai tha se në ditët në vijim do të thërras Kuvendin e Partisë, ku do të bëhet analiza dhe do jap përgjigjësi mbi rezultatin. Abdixhiku uroi VV-në për fitoren.