Abdixhiku e quan “historike” praninë e Kosovës në Bordin e Paqes: Thellon aleancat tona me SHBA-të dhe e vendos vendin në anën e paqes
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar në lidhje me praninë e Kosovës, në Bordin e Paqes. Ai ka thënë se përfshirja e Kosovës në një iniciativë ndërkombëtare për paqen, të udhëhequr nga Donald Trump është një moment që e tejkalon çdo lajm ditor. “Për një shtet që ka kaluar nga lufta në liri, falë…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar në lidhje me praninë e Kosovës, në Bordin e Paqes.
Ai ka thënë se përfshirja e Kosovës në një iniciativë ndërkombëtare për paqen, të udhëhequr nga Donald Trump është një moment që e tejkalon çdo lajm ditor.
“Për një shtet që ka kaluar nga lufta në liri, falë edhe ndërhyrjes ndërkombëtare, prania në tryezat ku diskutohet paqja globale është edhe dëshmi, edhe përgjegjësi. Dëshmi e suksesit tonë, përgjegjësi për rolin tonë prej shtetit të ri. Është shenjë se Kosova nuk shihet vetëm si përfituese e paqes, por edhe si pjesë e saj. Në një botë gjithnjë e më fragjile, çdo hap i përbashkët me SHBA-të është hap që forcon sigurinë tonë kombëtare, thellon aleancat tona strategjike dhe e vendos Kosovën aty ku i takon; në anën e paqes dhe aleancave të drejta”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka thënë se LDK e mbështet këtë hap të madh drejt një kapitulli të ri dhe i gëzohet këtij fakti histori. Abdixhiku ka thënë se sukseset e Kosovës janë arritje kombëtare para se cilave e me të cilat mburremi të gjithë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: