Abdixhiku: E pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë nuk arrin ta bëjë shumicën minimale
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku u deklarua pas dështimit të seancës së Kuvendit të Kosovës edhe sot për herën e 18-të me radhë. Abdixhiku tha se u tentua që sërish seanca të mos mbahet sipas rregullores. “Seanca të mos mbahet sipas rregullores e mungesa e urgjencës është vërtet lajm i keq për…

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku u deklarua pas dështimit të seancës së Kuvendit të Kosovës edhe sot për herën e 18-të me radhë.
Abdixhiku tha se u tentua që sërish seanca të mos mbahet sipas rregullores.
“Seanca të mos mbahet sipas rregullores e mungesa e urgjencës është vërtet lajm i keq për Kosovën. Kosova ka nevojë për institucione dhe për veprime të partisë së parë”, deklaroi ai, shkruan lajmi.net.
Abdixhiku tha se është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë nuk arrin të bëjë një shumicë minimale./Lajmi.net/