Abdixhiku e krahason Kurtin me figurën tragji-komike Don Kishotin: Sheh veç kundërshtarë, thotë se duan ta kthejnë Serbinë në Kosovë luftëtarët për liri
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot ka dal para Kuvendit të Kosovës ku e krahasuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin me figurën letrare Don Kishotin. Ai ka thënë se Kosova jonë po udhëhiqet nga një realitet paralel që e sheh vetëm një njeri politik në vend, Albin Kurti, të cilin e ka krahasuar…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot ka dal para Kuvendit të Kosovës ku e krahasuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin me figurën letrare Don Kishotin.
Ai ka thënë se Kosova jonë po udhëhiqet nga një realitet paralel që e sheh vetëm një njeri politik në vend, Albin Kurti, të cilin e ka krahasuar me figurën tragji-komike Don Kishotin.
“Sikurse Don Kishoti, edhe Albin Kurti i VV-së zgjohet çdo mëngjes në një btoë që e ka kriju vetë, dhe në atë botë, Albin Kurti i VV-së sheh dhe krijon veq kundërshtarë, kundërshtarë që thotë se duan ta kthejnë Serbinë në Kosovë, edhe ty gjeneral Hadërgjonaj, edhe ty Ramush edhe ty Fatmir, edhe juve burra e gra që keni luftuar për lirinë e Kosovës. Pra, gjthë ju e gjithë ne në këtë sallë, duam ta kthejmë Serbinë në Kosovë në realitetin e Albin Kurtit. Pra kundërshtarë, që duam ta bllokojmë vendin tonë, që për dallim prej teje ne i rrisim fëmijët tanë këtu, pasurinë më të madhe këtu, pra ne duam ta bllokojmë edhe këtë vend të fëmijëve tanë. Kundërshtarë që punojnë ditë e natë që ky mos me pas sukses, po pra këta kundërshtarë janë edhe në parlament edhe në parti, edhe në Gjykatë, edhe në Prokurori, edhe në media, edhe në shoqëri civile edhe jashtë vendit te aleatët tanë.”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se Kurti në vend se të merret me realitetin në vend, ekonomikë e rënduar, barrën e qytetarëve, izolimin nga perëndimi, skandalet e mëdha korruptive, ai sipas Abdixhikut, ka zgjedhur të ndërtoj përballje të shpikura memullinjë të erës me asnjë problem real të Kosovës.
“Temat që i prekin qytetarët tanë, nuk janë as qëllim as prioritet i tij, sepse po të ishin, do të zgjidheshin apo do të tentoheshin të zgjidheshin. Fundja, ai që e ka brengë bllokadën, krizën, nuk i shpëtn 15 ditë kot, të vlefshme para krizës për të ardhur në rezultatin e njëjtë pa vota për shumicë. Por, ai që do kundërshtarë, shfaqeje teatrale, skenë, mullinjë të erës, sikurseDon Kishoti edhe Albin Kurti, pret tension, përplasje e konflikt. sepse, në ekzistencën tënde politike, Albin Kurti nuk dëshiron të jetoj pa kontrast politik, e krijon atë kontrast, e ushqen, punon dhe jeton për këtë kontrast, sepse pa të sbën asgjë, nuk ec asgjë. Sot e shohim këtë ditë kështu, si një shfaqje teatrale për material elektoral të një fajësimi që na prodhon kontrast. Një njeri me apetit të pakufizuar me karrike,e quditshme. Njeri që është në gjendje të bllokoj gjithë Republikën e Kosovës për 10 muaj rresht, të rrënoj secilën vlerë demokratike, shtetare, kushtetuese, morale të këtij vendi, një njeri që është në gjendje të shfryej gjithë helmin që e ka kundër kolegëve të vet, qytetarëve të vet për një karrike, sa e padinjitetshme”, ka thënë Abdixhiku.
Deputetët e VV-së, Abdixhiku i ka krahasuar me Sanço Pançon, personazhin te Don Kishoti, që i pari i LDK-së ka thënë se duartrokasin Kurti, justifikojnë çdo dështim, ushqejnë çdo fantazi që ka ai vetëm për të ruajtur privilegjin e tyre të ecin “krahas pluhurit të Kurtit”.
Ai për Konjufcën ka thënë se na marrin 15 ditë e vinë mbajnë fjalime se duhet të votojnë për të mirën e Kosovës, por jetojnë në një botë paralele ku nuk e kanë të qartë se a janë brengat e hallet e njejta.
“Ja ku jemi sot, me një vit të humbur me 15 ditë tjera me vetëdije se rezultati do jetë i njëjtë, pa asnjë diskutim ndërpartiak me vetëdije të plotë se rezultati do jetë kontrast dhe me një shfaqje teatrale si sot kjo ketu, më një qmenduri të vitit 2025 që duam ta mbyllim. Kosova nuk duhet të mbahet peng i një udhëtimi imagjinar, nuk mudn të qeveriset as me një fantazi të një njeriu e me përplasje të shpikura tradhtarësh, patriotësh, bllokuesish e punuesish teksa njerëzit tanë janë në hall, vendi ynë është në paqartësi. Vendi ynë nuk duhet të lihet në dorë të atyre që luftojnë me mulli ere, dhe atyre që iu shkojnë pas, prandaj sot në emër të LDK-së, le ta mbyllim këtë seancë me një të vërtetë të thjeshtë e një thirrje të madhe: Koha e Don Kishotëve e Sancho Panchove duhet të mbaroj në Kosovë, duhet të përfundoj sepse Kosova nuk është novelë e një njeriu me fantazi, Kosova është Republikë, është përgjegjësi, detyrim, jemi shumë më shumë se që jemi këta, le të bëhemi gati për zgjedhje, le ti japim fund një propagande populliste, le ti japim dritë Republikës së Kosovës”, ka shtuar Abdixhiku. /Lajmi.net/