Abdixhiku: Duke iu parë kaq të zjarrtë them me bindje se po shkojmë për fitore, asgjë më pak

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në hapjen e tubimit përmbyllës të kësaj partie, ka thënë se në sheshin më të madh kombëtar, e djathta po merr formë, trajtë e po merr flakë. Abdixhiku tha se po e mbajnë tubimin përmbyllës në sheshin ku Kosova do ta shënojë edhe një datë, datën kur u…

Lajme

08/02/2025 19:10

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në hapjen e tubimit përmbyllës të kësaj partie, ka thënë se në sheshin më të madh kombëtar, e djathta po merr formë, trajtë e po merr flakë.

Abdixhiku tha se po e mbajnë tubimin përmbyllës në sheshin ku Kosova do ta shënojë edhe një datë, datën kur u kuptuar qartë se LDK-ja është ngritur sërish në këmbë.

“Jemi mbledhur jo vetëm si pjesëtarë të një Lidhje të fortë politike, por si një shtëpi e bashkuar e njerëzve që ëndërrojnë për Republikën tonë, të ardhmen tonë, të ardhmen e një vendi që duhet të qëndrojë krenar, të qëndroj i fortë dhe prijatar”.

“Sonte shënojmë fillimin e një kapitulli të ri për Republikën tonë. Sonte shënojmë një moment definues të historisë së popullit tonë. Sonte shënojmë kryengritjen e djathtë kombëtare, si thirrje monumentale e populli të Kosovës”, tha Abdixhiku, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Abdixhiku tha para pjesëmarrësve që ishin në numër të jashtëzakontë, tha se “them me plot bindje se po shkojmë për fitore dhe asgjë më pak”.

“Duke iu parë kaq shumë, kaq të zjarrtë, them me plot bindje se po shkojmë për fitore. Fitore dhe asgjë më pak se kaq”.

“Ndryshimi dhe fitorja tashmë janë mes nesh, ju, populli i Kosovës jeni ndryshimi, ju populli i djathtë i Kosovës na bëni fitoren”, tha ai.