Abdixhiku: Do nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së – lakmojnë karrigën e krytarit, por pak e kuptojnë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se do të nisë procedurat për mbajtjen e Kuvendit të partisë, pasi është konfirmuar numri i nevojshëm i nënshkrimeve për thirrjen e tij. Ai bëri të ditur se ka autorizuar Sekretariatin e Përgjithshëm të LDK-së që të fillojë menjëherë procedurat organizative, ndërsa data dhe vendi i mbajtjes së…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se do të nisë procedurat për mbajtjen e Kuvendit të partisë, pasi është konfirmuar numri i nevojshëm i nënshkrimeve për thirrjen e tij.
Ai bëri të ditur se ka autorizuar Sekretariatin e Përgjithshëm të LDK-së që të fillojë menjëherë procedurat organizative, ndërsa data dhe vendi i mbajtjes së Kuvendit do të caktohen pas përfundimit të verifikimit të nënshkrimeve, raporton lajmi.net
Abdixhiku shtoi se, për shkak të angazhimeve që lidhen me organizimin e Kuvendit të LDK-së, nuk do të mund të vazhdojë përfshirjen e tij në procesin e përpjekjeve për formimin e institucioneve të reja të vendit./Lajmi.net/