Abdixhiku “çelë gurin gojën”, asnjë fjalë për sulmin e Osmanit ndaj Hotit – për Paris Gurin pati reaguar kur u bullizua nga VV-ja
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku duket se jo të gjithë i ka të preferuar në parti. Abdixhiku ende nuk e ka bërë asnjë reagim për sulmin që presidentja Vjosa Osmani ia bëri dje deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, transmeton lajmi.net “Person jorelevantë”, e quajti Osmani dje Hotin, kur u pyet nga gazetarët që t’i komentonin…

Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku duket se jo të gjithë i ka të preferuar në parti.
Abdixhiku ende nuk e ka bërë asnjë reagim për sulmin që presidentja Vjosa Osmani ia bëri dje deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, transmeton lajmi.net
“Person jorelevantë”, e quajti Osmani dje Hotin, kur u pyet nga gazetarët që t’i komentonin deklaratat e tij.
Por, i heshtur nuk kishte qëndruar Abdixhiku kur deputetët e VV-së e bullizuan deputetin e LDK-së, Paris Guri kur kishte dal në foltore për të folur.
Me 9 korrik, Abdixhiku kishte bërë një postim përkrahës për Gurin në llogarinë e tij në Facebook.
“Siç e thotë Rick, në ‘Rick and Morty’: “Kundërshtimet e juaja s’më lënë përshtypje. Kam parë çfarë duartrokitni.” Prezenca e një djali të ri në foltore, e para e tij, u bë sot më e fuqishme se britmat e pakontrolluara të një turme. Turma ra. Parisi nisi. Paris Guri, krenar me ty. E ardhmja është e bukur.”, kishte shkruar Abdixhiku në postimin e tij. /lajmi.net/