Abdixhiku: Buxheti 2026 pa ambicie, po e thellon varfërinë dhe deficitin tregtar të Kosovës
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shprehur qëndrimet e LDK-së për përmbajtjen e dokumentit për buxhetin 2026. Ai ka thënë se qëndrimet e tyre, nisen nga realiteti që Kosova është vendi më i varfër në Evropë, dhe se buxheti i propozuar vazhdon të jetë pa ambicie dhe do ta mbaj Kosovën si vendi më i…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shprehur qëndrimet e LDK-së për përmbajtjen e dokumentit për buxhetin 2026.
Ai ka thënë se qëndrimet e tyre, nisen nga realiteti që Kosova është vendi më i varfër në Evropë, dhe se buxheti i propozuar vazhdon të jetë pa ambicie dhe do ta mbaj Kosovën si vendi më i varfër në Evropë.
“Na ndodh kështu sepse në vend të njohjes së gjërave bazike ekonomike, Qeveria refuzon t’i njoh ato dhe i përdor ato si pamflet të zhvillimit ekonomik. Janë tre indikator ekonomik në vend, tri të vërteta që përcaktojnë shëndetin e një ekonomie. E para është inflacioni, e dyta deficiti tregtar dhe e treta është rritja ekonomike”, k thënë Abdixhiku.
Ai ka përmendur inflacionin e lartë në Kosovë.
“Nga ekspozeja e kryeministrit tri ditë më parë, dëgjuam për buxhet rekord prej 3,9 miliardë eurosh dhe normalisht shumë më shumë se viti 2021, por të flasësh për para pa e përmendur inflacionin është sa gabim politik edhe qëllim propagandistik. Sipas ASK-së që gjendet si pjesë e ZKM-së, nga dita e parë e Qeverisjes së Kurtit, inflacioni është plot 30%, është rritja më e madhe komulative në gjithë historinë e Kosovës. Paraja para 5 viteve, ka qenë për 30% më e vlefshme se që është sot. Së këndejmi, çdo numër, vlerë buxhetore sot është 30% më pak se në vitin 2021”, ka shtuar Abdixhiku.
Ai ka thënë se 3.1 miliardë euro sot, me inflacion 30% është 2.9 miliardë euro të 2021-tës.
“Aso kohe, në vitin 2021, buxheti i Kosovës ka qenë 2.6 miliardë euro, që i bie për 5 vite ju e keni rrit buxhetin e Republikës për vetëm 300 milionë euro. E vërteta e dytë e madhe se politikat tuaja, po e gërryejnë nga brenda bazën prodhuese të Kosovës. Këto politika, nuk po japin rezultat ekonomik a jemi të vetëdijshëm, që për 5 vite deficiti i Kosovës, është thelluar nga 3 miliardë euro në 6 miliardë euro brenda vitit. Kur i përmendim eksportet me plot mburrje që po rriten, duhen përmendur edhe importet dhe rritjen shumë më të madhe të tyre”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se 6 miliardë euro është diferenca mes blerjes dhe shitjes jashtë vendit,
“E kuptoni se këtu nuk ka më ekonomi, për 10 vitet e ardhshme, kjo Kosovë me këtë trendë do ti largoj nga 60 miliardë deri në 80 miliardë euro, nga 16 milionë euro në ditë i bie, vetëm sot në këtë të hënë, do të mbyllim ditën me 16 milionë diferencë mes shitjeve dhe blerjeve nga jashtë. A e dini pse e kemi këtë diferenvë, sepse kemi buxhet që administron e nuk zhvollon .Buxheti juaj e injoron në tërësi investimin, blen paqe sociale dhe nuk ka far eambixie për të rdhmen. Si ta qush ndryshe një buxhet që kapitalin më të madh qëndror e ka në vlerë prej 20 milionë eurove. Ja ku kemi arrit, projekti më i madh kapital i një shteti është 20 milionë euro”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se në mesin e 10 projekteve kapitale më të mëdha qëndrore është ndërtimi i objektit së institucionit të Shtimes.
” Në një buxhet zhvillimor. në top 10 projekte duhet të ishte unaza e kryeqytetit, centrali me gas, spitali i ri, parku teknologjik, Brezovica. Nuk janë asnjëra nga këto. Projekti më i madh për një vit është 20 milionë euro, ku të zhvillohemi më pas me këtë buxhet. nuk janë në këtë buxhet as reformat thelbësore, në këtë buxhet nuk është as mësimi tërëditor, as edukimi i hershëm për fëmijë, as reformat me spitale të reja shëndetësore, sigurime shëndetësore as kapacitete të reja energjetike. Merreni me mend, jemi para kolapsit energjetik, ky buxhet nuk ka asnjë investim që e ndryshon këtë kolaps. Do të vazhdojmë të blejmë nga 250 milionë euro secilin vit. e nuk i kemi 250 milionë euro për të ndërtuar një bllok të ri apo kapacitet të ri”, ka shtuar Abdixhiku. /Lajmi.net/