Abdixhiku bënë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së akademik, Rexhep Ferrit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së akademik, Rexhep Ferri. Kryetari Abdixhiku vlerëson lartë figurën dhe personalitetin e akademik Ferrit. “Akademik Rexhep Ferri është ikonë e përjetshme e artit tonë. Ai i përket gjeneratës së artë që vendosen themelet e artit në…

Lajme

07/06/2024 13:55

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së akademik, Rexhep Ferri.

Kryetari Abdixhiku vlerëson lartë figurën dhe personalitetin e akademik Ferrit.

“Akademik Rexhep Ferri është ikonë e përjetshme e artit tonë. Ai i përket gjeneratës së artë që vendosen themelet e artit në Kosovë. Vepra e akademik Rexhep Ferri prej pedagogu, e artisti do të mbetet përjetësisht në historinë tonë shqiptare. Ai do të kujtohet përherë si personalitet i jashtëzakonshëm, ndërsa arti i tij do të mbetet udhërrëfyes për breza të tërë.

Lavdi jetës dhe veprës së akademik, Rexhep Ferri!”