Abbott: Nëse Rita ndihet e vetmuar, ajo mund të vijë në Kosovë

Ambasadori Abbott ka një porosi për Rita Orën, pak kohë para publikimit të këngës së saj të re.

ShowBiz

12/03/2020 22:46

Rita Ora po rikthehet me këngë të re, pas një pauze pothuajse njëvjeçare që nga projekti i saj i fundit, shkruan lajmi.net.

“How to be lonely”, mban titullin kënga e re e Ritës, e cila do të publikohet sonte pas mesnatës, e shoqëruar edhe me videoklip.

Pak orë para se ta publikojë këngën e re, këngëtarja ka ndarë disa imazhe nga prapaskenat e videoklipit.

E këtë postim të saj, e ripostoi në llogarinë e tij në Facebook, ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

Duke iu referuar titullit të këngës, ai me shaka ka shkruar “Nëse Rita Ora ndihet e vetmuar, ajo gjithmonë mund të vijë në Kosovë”. /Lajmi.net/