Abazi: Tentimi i Kurtit për alarm dhe imponimit si garant i sigurisë, është kërcënim dhe dëmtim i interesave ekonomike dhe funksionimit të Kosovës
Anëtari i AAK-së, Haki Abazi ka reaguar pasi Kurti përmes takimit me Këshillin e Sigurimit ka thënë se Serbia “po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë”. Abazi në lidhje me këtë, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se…

Lajme
Anëtari i AAK-së, Haki Abazi ka reaguar pasi Kurti përmes takimit me Këshillin e Sigurimit ka thënë se Serbia “po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë”.
Abazi në lidhje me këtë, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Kurti ka filluar halucinacionet paranojake me qëllim të shtyerjes së së afateve për krijimin e insitucioneve”.
“Tentimi i Kurtit për alarm dhe imponimit si garant i sigurisë, nëpërmjet alarmit për rrezikun nga sulmet nga Serbia dhe me referencë sot në Këshillin e Sigurisë, pas një jave të ngjarjeve dhe sulmit në Zubin Potok, është kërcënim dhe dëmtim i interesave ekonomike dhe funksionimit të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Abazi.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
“Qeni keq ta sjellë ujkun në torishtë”
Pas përplasje naive dhe fëmijnore për taksat me SHBA-të, Kurti ka filluar halucinacionet paranojake me qëllim të shtyerjes së së afateve për krijimin e insitucioneve. Në publik kanë filluar të i dalin si diskurs për kinse sulm të Serbisë mbi Kosovën, në kohën kur NATO po rritë edhe më shumë zotimin për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit. Dmth po tenton me shitë mjegullën që pjesërisht ua shiti 16% të trupit elektoral në zgjedhjet e fundit.
Tentimi i Kurtit për alarm dhe imponimit si garant i sigurisë, nëpërmjet alarmit për rrezikun nga sulmet nga Serbia dhe me referencë sot në Këshillin e Sigurisë, pas një jave të ngjarjeve dhe sulmit në Zubin Potok, është kërcnim dhe dëmtim i interesave ekonomike dhe funksionimit të shtetit të Kosovës.
Kurti nuk po arrinë të bëj qeveri dhe rrjedhimisht po kërkon të krijoj panik dhe krizë, thënë literalisht Kurti po krijon varre imangjinative për me kriju vazhdimsinë dhe Kryeministrin e luleve të varreve, hajr tjetër nuk ka pa Kosova deri me sot.
Diskursi estetik i luleve po tenton ta msheh izolimin dhe masat që BE dhe SHBA-te i kanë bërë, dhe mungesen e çfarëdo vullneti të partive parlamentare shqiptare që të konsiderojnë Kurtin si partner. Dmth “Hajvanatit”nuk i ka kalu koha, i ka kalu koha klanit ZDRAVO dhe atyre që me 0.2% negociojnë me Radojcicin për veteranët dhe fyejnë deputetët shqiptarë!
Kurti është ilegalisht duke qëndruar në Kryeministri andaj edhe takimet i ka “fake” edhe fjalët i ka “fake” posikurse intervista me gazetarët Rus, kush beson më në këto alarme të njeriut fake që për karrikë e për pushtet ka shkelur edhe mbi premtimet edhe mbi gjakun e aktivistëve!