AAK shpenzon pak, mbyll fushatën me mbi 24 mijë euro në zgjedhjet lokale 2025
KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke e lënë me suficit të konsiderueshëm të hyrash në fund të periudhës. Sipas raportit për…
Lajme
KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti.
Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke e lënë me suficit të konsiderueshëm të hyrash në fund të periudhës.
Sipas raportit për periudhën 9 qershor – 9 nëntor 2025, AAK ka realizuar të hyra totale prej 85 mijë e 818 euro e 33 centë, duke përfshirë donacione prej 1 mijë euro dhe kontribute në natyrë në vlerë prej 5 mijë e 185 euro.
Shpenzimet totale të fushatës kanë arritur në 24 mijë e 187 euro e 70 centë, duke përfshirë:
Pagat dhe kompenzimet: 5 mijë e 318 euro e 68 centë
Shpenzimet e transportit: 1 mijë e 641 euro e 70 centë
Reklamat, reprezentacioni dhe konferencat: 12 mijë e 250 euro e 67 centë
Blerja e mallrave: 320 euro
Shpenzimet e përgjithshme: 3 mijë e 781 euro e 65 centë
Shpenzimet e ndryshme: 875 euro
Në raport raportohet gjithashtu se gjatë periudhës janë kryer pagesa mbi 5 mijë euro, përfshirë: Gjoba dhe ndëshkime për PZAP: 20 mijë e 366 euro e 67 centë; Paga dhe blerje të objekteve: 6 mijë e 500 euro dhe 24 mijë e 343 euro e 20 centë./Lajmi.net/