AAK prezanton motrën e dëshmores Mervete Maksutaj si kandidate për deputete
Sot shënohen 27 vjet nga rënia e Mervete Maksutajt, e cila humbi jetën në Spitalin e Pejës gjatë një aksioni për të shpëtuar bashkëluftëtarin e UÇK-së nga duart e forcave okupatore. Ajo u vlerësua si një nga heroinat e luftës dhe kujtimi i saj mbetet i gjallë, raporton lajmi.net Në këtë ditë përkujtimi, një përfaqësues…
Lajme
Sot shënohen 27 vjet nga rënia e Mervete Maksutajt, e cila humbi jetën në Spitalin e Pejës gjatë një aksioni për të shpëtuar bashkëluftëtarin e UÇK-së nga duart e forcave okupatore.
Ajo u vlerësua si një nga heroinat e luftës dhe kujtimi i saj mbetet i gjallë, raporton lajmi.net
Në këtë ditë përkujtimi, një përfaqësues i AAK-së ka njoftuar se Hidajete Maksutaj, motra e Mervetes, do të jetë kandidate për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Lavdi dhe nder përgjithmonë familjes Maksutaj”, u theksua në njoftim, duke e cilësuar prezantimin e Hidajetes si një kombinim të dhembjes dhe krenarisë familjare./Lajmi.net/