AAK me 70 tubime elektorale
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës garon për pozitën e Kryetarit në 28 komuna. Për Asambletë Komunale ka kandiduar 895 kandidatë. Ramush Haradinaj, deklaroi në një konferencë shtypi, se AAK është gati për fushatën zgjedhore
Lajme
Një ditë para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mbajti një konferencë shtypi, ku njoftoi për përgatitjet që ka bërë kjo parti për fushatën zgjedhor.
Haradinaj deklaroi se AAK garon në 28 komuna për Kryetar dhe me 895 kandidatë oër Asamblen Komunale.
“Nga 28 kandidatë për kryetarë komune, një kandidate është femër. Për Istog kandidon Donika Kadaj-Bujupi”.
Haradinaj u pyet nga gazetarët pse nuk ka AAK kandidatë për kryetar në komunat e veriut.
“Duke e ditë strukturën demografike e kemi vlerësuar si të dobishme që energjinë tonë ta fokusojmë në garën për Asamblenë Komunale”.
“Mos shpenzojmë energji atje ku nuk mund të mbërrijmë rezultate për shkak se shumica e popullsisë në ato komuna janë të përkatësisë etnike serbe”.
“Dëshirojmë me qenë pjesë e Asambleve Komunale, në një mënyrë dëshirojmë që të mos heqim dorë nga prezenca jonë atje”.
AAK nuk do të ketë kandidatë për kryetarë në këto komuna: Mitrovicë e Veriut, Mamushë, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot,Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.
“Ne nuk garojmë as në Hani i Elezit pasi përkrahim kandidatin e pavarur atje, Rufki Suma. I japim mbështetjen atij”.
Gjatë fushatës për zgjedhjet komunale 2013, AAK do të realizoj mbi 70 tubime masive elektorale dhe mbi 150 takime grupore me qytetarë në vendbanime të ndryshme, në të cilat prezent planifikohet të jenë struktura udhëheqëse të AAK-së.