AAK kërkon që zëvendësministrat mos të lejohen të votojnë në mbledhjet e Qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se në Komisionin për Administratë Publike është diskutuar për Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës, ku ka shtruar kërkesat për ndryshim që lidhet me llogaridhënie, si dhe largimin e nenit që lejon votimin e zëvendësministrave në mbledhjet e qeverisë.

Lajme

03/06/2022 13:21

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri, ka shtuar se ky draftligj përmban strukturën dhe në përgjithësi përmbajtjen që ai e ka dorëzuar në qeveri, shkruan lajmi.net.

“Ndërsa, në Komisionin për Administratë Publike diskutuam për Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ky draftligj përmban strukturën dhe në përgjithësi përmbajtjen që unë e kam dorëzuar në Qeveri dhe në Komisionin e Venecias. Shtrova kërkesat për ndryshim që lidhet me llogaridhënie dhe transparencë në afate kohore, si dhe largimin e nenit që e lejon votimin e zëvendësministrave në mbledhjet e Qeverisë, pasi që kjo është anti kushtetuese”, ka thënë Tahiri.

Postimi i plotë:

Java që po e lëmë pas, në Kuvend ishte dinamike, por me rezultate të dukshme. Në Komisionin Parlamentar për Legjislacion prezantova dy ligje të rëndësishme anti-korrupsion që i kam kryesuar: Projektligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Projektligjin për Deklarimin dhe Projektligjin për Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave.

Ndërsa, në Komisionin për Administratë Publike diskutuam për Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ky draftligj përmban strukturën dhe në përgjithësi përmbajtjen që unë e kam dorëzuar në Qeveri dhe në Komisionin e Venecias. Shtrova kërkesat për ndryshim që lidhet me llogaridhënie dhe transparencë në afate kohore, si dhe largimin e nenit që e lejon votimin e zëvendësministrave në mbledhjet e Qeverisë, pasi që kjo është anti kushtetuese.

Rregullorja e re e Punës së Kuvendit u përfundua! Kjo rregullore, për 10 vjet rresht nuk ka arritur të miratohet. Rregullorja e re forcon llogaridhënien në dy nivele: në raport me funksionimin e Kuvendit dhe trupave të tij; dhe në rritjen e llogaridhënies së institucioneve/agjencive të pavarura karshi Kuvendit.

Faleminderit stafit mbështetës të Kuvendit, shoqërisë civile dhe Institutit Demokratik Amerikan (NDI), FES Prishtina për mbështetjen e tyre në jetësimin e Rregullores së Punës së Kuvendit. /Lajmi.net/