AAK kërkon leje për tubimin në Gjakovë
Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë ka kërkuar leje në polici për tubimin opozitar të paralajmëruar të shtunën nga ora 13.

Lajme
“Kërkojmë nga institucioni juaj të na krijohet mundësia për mbajtjen e manifestimit paqësor në Gjakovë me datë 05.12.2015. Manifestimi mbahet në qendër të qytetit pranë bustit ‘Nënë Tereza’,” thuhet në kërkesën e degës gjakovare të AAK-së për Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë.
Pranimin e kësaj kërkese e ka konfirmuar për KALLXO.com drejtori rajonal i policisë, Ahmet Hasi.
“Kemi pranuar një kërkesë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që të krijohet mundësia për mbajtjen e një manifestimi,” tregoi drejtori Hasi.