AAK-ja organizon tryezë diskutimi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të organizojë tryezë diskutimi. Në këtë tryezë pritet të diskutohet për familjen dhe rolin e saj. Tryeza do të nis nga ora 09:00 dhe do të mbahet në ambietet e Kuvendit të Kosovës. Njoftimi i plotë: Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve për tema të…

Lajme

26/01/2024 08:52

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të organizojë tryezë diskutimi.

Në këtë tryezë pritet të diskutohet për familjen dhe rolin e saj.

Tryeza do të nis nga ora 09:00 dhe do të mbahet në ambietet e Kuvendit të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve për tema të ndryshme në vend, organizon tryezën e radhës me temë; “Familja – roli, sfidat dhe mbrojtja”. Kjo tryezë tematike organizohet në bashkëpunim me ‘Demokracinë Konservatore’.

Tryeza mbahet sot, më datë 26 janar 2024, në ora 09:00, në sallën nr. 506 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës./Lajmi.net/